Luani Lenci për vite të tëra u strehua në ‘Safari Park Zoo’ në Fier.

Pas jehonës në mediat ndërkombëtare për kushtet ku gjendeshin, Luani dhe kafshët e tjera u morën nga kopshti zoologjik.

Kjo çështje u bë e madhe pasi u publikuan fotot e luanit Lenci i cili ishte me një sy të nxirë dhe kishte nevojë për ndihmë. Foto të luanit u publikuan në median ndërkombëtare Daily mail. Në një mision shpëtimi të drejtuar nga policia shqiptare, u shpëtuan shume kafshë mes të tjerëve, tre luanë. Lenci, Bobby dhe Zhaku.

Lencit, kushtet e këqija i kishin shkaktuar infeksion në sy, por edhe probleme të shpinës.

“Jemi krenarë që i nxorëm ato kafshë nga ai burg”, shprehet Ioana Dungler, drejtore e Departamentit të Kafshëve të Egra

Lenci tanimë është shëruar dhe është në gjendje shumë të mirë. Mediat ndërkombëtare kanë postuar edhe disa foto të luanit i cili duket shumë i shëndetshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP