32-vjeçari nga Fieri, Arber Stefa qëndroi në burg tre ditë. Kjo pasi ai u kap jashtë fashave orare të lejuara nga policia, duke blerë dy bukë për prindërit e tij.

32- vjeçari, i cili është dentist u kap në një furrë buke në lagjen “Liri” në Fier. Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për ta lënë të lirë.

Babai i tij ka thënë për ‘fax news’:

Mendoj që ky vendim i gjykatës është i arsyeshëm për ngjarjen që ka ndodhur. Djali u ndalua pasi ka shkuar për të marrë dy bukë. Aty është ndaluar nga patrulla e policisë për ti kontrolluar lejen. Ai ka nxjerrë një dokument si stomatolog që është, policia e ka pritur keq këtë.

Babai i tij ka thënë edhe më tej se polici e ofendoi djalin e tij. Më pas ka shtuar:

Polici e ka ofenduar. Pastaj djali u irritua. Ai është djalë që punon dhe është i rregullt. Kjo është si rast që dimë ne. Na kanë njoftuar se i kanë marrë edhe celularin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP