Foto ilustruese
Zhvillime të reja nga familje fierake e prekur me Covid 19.

Nëna shtatzënë dhe fëmija 2 vjeç bëhet me dije se do të nisen drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar.

Të dy sot kanë rezultuar pozitiv pasi kanë bërë testin. Sakaq mësohet se e infektuar me Covid është edhe vjehrra.

Fieri vijon të jetë një nga zonat ku Covid është përhapur që në fillim kur u raportuan rastet e para në vend.

Kujtojmë se numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 832 të infektuar, ndërsa 595 janë të shëruar dhe 31 janë viktima.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP