Ambasadorja e SHBA Yuri Kim reagon menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me refomën zgjedhore.

Diplomatja amerikane, që prej disa ditësh është angazhuar publikisht të vendosë në lëvizje politikanët shqiptarë për të finalizuar reformën zgjedhore, thotë se mirëpret vendimin e Bashës për përfundimin e kësaj reforme.

Kim shprehet se pret edhe nga liderët e tjerë të “tregojnë udhëheqje të ngjashme”.

“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme”, ka shkruar ambasadorja Kim vetëm pak çaste më parë në Twitter.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP