“Do të fejohem”, mjaftoi kjo deklaratë e balerinës Alesia Bamit, në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, që mediat të fillonin të spekulonin.

Disa e përshkruan si të fejuar me një bizesmen të pasur, i cili ishte dhe financuesi i arritjeve të saj në jetë. Disa të tjera aluduan se shpirti binjak i Alesiës, është një mjek. Duke qëndruar në heshtje gjithë këtë kohë, Alesia zgjodhi për të reaguar përmes emisonit “Shqipëria Live”. Balerina thotë që frazën “Do të fejohem”, e ka pasur në formë shakaje dhe kjo është kuptuar nga të gjithë. Por ajo që e ka shqetësuar më shumë atë, është fakti që kanë nisur të aludojnë në lidhje me arritjet e saj, për të cilën ajo thotë që ka punuar shumë dhe është ndihmuar nga prindërit. “Jo çdo kush që mban mikrofon është gazetarë, por unë do them që jo çdo kush që qëndron para kompjuterit është gazetarë”, shprehet Alesia. Ndërkaq, Alesia zbuloi se kishte menduar që mediat t’i hidhte në gjyq, por më pas kishte reflektuar sepse sipas saj nuk kanë faj kompanitë mediatike për një “pseudogazetar” siç i përkufizoi balerina gazetarët që kanë aluduar për të.

“Në jetën time nuk ka asnjë të fejuar. Në fakt nuk ka asgjë nga këto, prandaj habitem si kanë kaluar nga asjgë në fejesë. Përveç portaleve vijuan dhe gazetat serioze. Por megjithatë siç ka thënë dikush një shprehje, jo çdokush që mban mikrofon quhet gazetar, por unë do e ndryshoj, jo çdokush që qëndron para kompjuterit është gazetar. Deri më tani unë i kam lejuar me të gjithë zemërgjërësinë time. Por mbi të gjitha kam menduar se do të ndryshonin. Kur hodhën baltë mbi atë që unë kam arritur vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, normal që nuk më erdhi mirë. Në fakt fejesa nuk është se më ka bezdisur, sepse ato që e kanë parë nga fillimi e dinë që ishte shaka. Nuk ka asgjë të keqe, kur e ke bërë në plan që gjërat janë familjare. Hedhin baltë mbi atë gjë që kam krijuar vetë kjo më bezdis, sepse është një shpifje. Mirë që nuk jam e fejuar, por kanë dashur të baltosin emrin tim. Nuk e zgjata si gjë me anën ligjore sepse kompanitë padashur punësojnë njerëz që nuk dinë, pseudogazetarë do t’i quaja unë. Këta e kanë kuptuar që Alesia është zemërgjërë dhe duron. Kjo është hera e fundit që duroj shpifje të tilla”, u shpreh Alesia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP