Disa ilaçe ekzistuese mund të na ndihmojnë në përballimin e pandemisë së koronavirusit teksa presim vaksinën.

Por çmimet e larta nga kompanitë farmaceutike me siguri do të nënkuptojnë se, edhe nëse këto ilaçe vërtetohen të jenë efektive, shumë njerëz të sëmurë nuk do të arrijnë tër përfitojnë trajtimin e tyre, thotë “The Guardian”.

Advertisements

Duke cituar një studim të publikuar këtë muaj nga Journal of Virus Eradication, gazeta thotë se nëntë prej ilaçeve të identifikuara si trajtime të mundshme për koronavirus, janë në faza të ndryshme të provave klinike në nivel global. Ekipi i studiuesve hodhi një shikim edhe mbi cmimet me të cilat shiten ato në vende ku të dhënat ishin të disponueshme. Pastaj llogaritën edhe sa mund të jetë kostoja e përgjithshme e prodhimit të tyre. kështu rezultoi se sofosbuvir, një medicament që përdoret aktualisht për të trajtuar hepatitin C, kushton rreth 5 dollarë për t`u bërë, por në listën aktuale të cmimeve në SHBA, në krah të tij shënohet 18.610 dollarë.

Pirfenidone, një ilaç i përdorur për fibrozën e mushkërive, kushton rreth 31 dollarë për një trajtim 28-ditor. Në Shtetet e Bashkuara, vazhdon artikulli, cmimi i trajtimit shkon 9,606 dollarë, ose 6,513 dollarë nëse pacientët kanë mundësi ta aksesojnë përmes Departamentit të Cështjeve të Veteranëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, ky trajtim shkon në mbi 2.500 dollarë dhe në Francë, më shumë se 2.300.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP