Lojtari i të rinjve të Atalantas, Andrea Rinaldi, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 19-vjeçare.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vareses ditën e premte dhe si pasojë e dobësimit të arteries ka pësuar një hemorragji në tru.Pavarësisht kujdesit të mjekëve, këta të fundit nuk ia dolën ta mbanin dot në jetë. Rinaldi ishte pjesë e klubit të Atalantës, ku luante me të rinjtë e saj.

Advertisements

Së fundi ishte dërguar në formën e huazimit në radhët e klubit të Leganos në Serie D për të fituar më tepër minuta dhe eksperioencë. Por jeta kishte rezervuar një tjetër fat për të, duke bërë që karriera e 19-vjeçarit të përfundojë pa nisur mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements