Në Meksikë ka rënë breshër, por copëzat e tij që kanë mbërritur në duart e njerëzve, janë të ngjashme me formën e koronavirusit. Qytetarët janë frikësuar, e disa të tjerë thonë se kjo është një shenjë nga zoti.

Banorët në komunën e Montemorelos, në Meksikën e veriut, Nuevo Leon, i kanë ndarë pamjet e breshërit në rrjete sociale. Një tha se ndoshta zoti po jep shenja me anë të motit, ndërsa një tjetër tha se këto janë mesazhe që nënkuptojnë se duhet të besojmë më shumë te krijuesi.

Forma e koronavirusit, si qelizë, është sferike me thumba, dhe këto copëza akulli duken identike si ato.

Meteorologu dhe konsulenti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), Jose Miguel Vinas, tha se copëzat e breshrit ishin në të vërtetë mjaft normale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP