Ish-kryeministri i vendit, z.Sali Berisha, ka publikuar një video të kryeministrit të Greqisë, Qirjako Miçotaqis, i cili del gjatë kohës së pandemisë, takon dhe flet me qytetarët, një metodë që edhe Lulzim Basha e ka ndjekur së fundmi. Madje dhe veshja e tij ngjason deri diku me atë të Miçotaqis.

Berisha i kërkon ndjekësve të tij që ta krahasojnë kreun e qeverisë greke me kryeministrin tonë Edi Rama, duke vënë në dukje që ndryshe nga ky i fundit, Miçotaqis nuk del me 12 truproja dhe nuk ka frikë nga populli i tij.

Duhet thënë se Miçotaqis dhe partia e tij neodemokracia janë simotra e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP