Ditën e sotme moderatorja e njohur Arbana Osmani është vlerësuar për gjestin e saj fisnik ku bëri dhe dhuroi 100 tiramisu për stafin mjekësor të Spitalit Infektiv, të cilët ndodhen në frontin e parë të luftës me Covid-19.

Pas këtij gjesti ka reaguar mikesha e saj më e mirë moderatorja e njohur Xhemi Shehu e cila i ka thurur lëvdata Arbanës.

“E ndërsa unë mezi bëj 4 tiramisu, @arbanao bën 100 të tilla pa asnjë problem. Çte them me shumë se je me e mira që ke menduar për më të mirët”, shkruan Xhemi.

Fillimisht ka qenë vetë Arbana që ka publikuar videon në Instagram, ku shihej duke shpërndarë ëmbëlsirat e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP