Përmes një komunikate ky autoritet sqaron se lajmi nuk është i vërtetë dhe se transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë.
REAGIMI
Advertisements
Lajmi i komunikuar ditën e sotme në mënyrë të njëanshme nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” lidhur me rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë, NUK ËSHTË I VËRTETË!
Transporti detar për PASAGJERËT nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!
I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe mediave, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi!
Advertisements
Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë!/balkanweb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!