856 të infektuar, 31 viktima dhe 627 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht në 10 ditët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Shqipëri- 856 të infektuar, 31 viktima dhe 627 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 6 raste të reja. Sipas MSH në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, por vetëm 2.67 % e tyre rezultuan pozitivë. Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë dhe 3 raste në Tiranë, duke shënuar në total 856 të infektuar. Ndërsa 7 pacientë janë shëruar, duke çuar totalin në 627 persona.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Sot është dita e 10 që në vend nuk ka asnjë viktima nga pandemia globale. Në të gjithë vendin,janë 198 persona aktivë, të cilët janë nga Tirana, Kruja, Shkodra, Fieri dhe Kamza, por më pak se 15% e tyre po trajtohet në spital.Ditën e djeshme nuk ka munguar edhe një reagim nga mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili theksoi se COVID-19 nuk ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin janar. Ai shtoi se kurrsesi nuk është një vegël e asnjë partie politike dhe sqaroi se grafitë e publikuara të mushkërive nuk kanë lidhje me koronavirusin, por përkasin disa prej sëmundjeve të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP