Një email i ardhur në Dosja.al nga një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë që ka frikë të identifikohet, tregon disa nga prapaskenat e menaxhimit të epidemisë në vend. Një nga faktet që nënvizon autori është se edhe ditën e prezantimit të Komitetit teknik, 1 javë më parë, Kryeministri harroi 4 prej anëtarëve të emëruar me urdhërin e 31 janarit 2020 nga Ministrja e Shëndetësisë. Në këtë urdhër, që po e publikojmë, janë të gjithë anëtarët e Komitetit, ndërsa në prezantimin e Kryeministrit mungonin:

1. Vjollca Braho k/inpektor ISHSH,

2. Mirela Cami drejtor OSHKSH,

3. Gjeorgjina Lito pediatër infeksionist QSUT,

4. Narvina Sinani drejtor AKBPM.

Lexo këtu: Urdher-53-Ngritje-Komiteti-..Koronavirus-2 (1)

Përvec faktit që shumica e anëtarëve nuk kanë lidhje as me profilin e epidemisë, pra nuk janë mjekë infeksionistë, në Komitet nuk ka asnjë epidemiolog. Janë pikërisht epidemiologët që duhet të marrin vendimet për masat që qeveria ka marrë dhe vazhdon të marrë, por asnjë prej tyre nuk ka të drejtën as të propozojë, jo më të votojë. Për më shumë lexoni çfarë shkruan specialisti:

Dështimi i plotë i Komitetit Politik

Vendimet politike të marra në emër të ekspertëve cuan në dështimin total të funksionimit të gjithë sistemit shëndetësor në të gjitha hallkat e tij. Pseudoekspertët, në zbatim të vendimeve të Kryeepidemiologut kanë sjellë pasoja në funksionimin e sistemit parësor, ku prej 2 muajsh ka pasur mungesë totale të shërbimit ndaj qytetarëve. Shërbimi online që ofrohet me vendim të ekspertëve nuk mund të jetë kurrsesi një shërbim shëndetesor që meritojnë qytetarët. Pasojat e këtyre vendimeve të papërgjegjshme ekspertesh i kanë vuajtur qytetarët, të cilët nuk kanë mundur të aksesojnë asnjë shërbim shëndetësor në spitale përvec se kur jeta e tyre rrezikohej seriozisht dhe ky rrezik përcaktohej nga punonjësit e call center pranë Urgjencës Kombëtare.

Vendimi i këtij Komiteti për mbulimin e gjithë shërbimit shëndetësor nga Urgjenca Kombëtare coi në kolapsin e plotë edhe të këtij sherbimi, te cilit Komiteti i la detyrë të mbulonte terrenin, ndërkohë që shifrat zyrtare te raportimit i kalonte nga duart e veta. Një urgjencë që në kapacitet të plotë realizon 7000 vizita në të gjithë vitin, referon se ka kryer 600 vizita brenda një dite para Kryeepidemiologut.

Orientimi politik i këtij Komiteti shkon deri në Institucionin përgjegjës për situatën e sëmundshmerise infektive në vendin tonë, e cila përsëri prek direkt shëndetin e qytetarëve nëpërmjet zbatimit të paligjshmërise së vendimeve të Kryeepidemiologut. Kaq i madh ishte ndikimi, sa specialistët e këtij Institucioni nuk arrijnë të përgjigjen për ekzistencën e dy kurbave vetëm në muajin shkurt, që profesionalisht ka ndodhur vetëm në epideminë që udhëhiqet nga Kryeepidemiologu Rama.

Kaq i paorganizuar dhe i corientuar është ky Komitet, sa anëtarët e tij, të tjera shifra raportojnë për Kryeepidemiologun dhe të tjera për gazetarët. Vet ata nuk arrijnë as të kalkulojne shifrat midis Institucioneve që përfaqësojnë.

Askush nuk arrin të kuptojë nëse qytetarëve ju ka shërbyer UKM, ku nga triazhimi i bërë prej tyre, për thirrjet Covid, rezulton se vetëm 1% kane dalë pozitivë. Qytetarëve iu kanë shërbyer 3 spitalet Covid,që mbetën bosh sepse 85 % e të sëmurëve nuk janë lejuar të paraqiten dhe janë kuruar dhe shëruar me metodat e tyre në banesa. A iu ka shërbyer Instituti i Shëndetit Publik, ku për arsye të numrit të ulët të testimeve dhe gjurmimit jokorrekt, pozitiviteti ka qene vetem 8 %?

Ky është rezultati i shifrave të raportuara nga vetë anëtarët e Komitetit, të cilët kanë pranuar nëpërmjet këtyre shifrave, dështimin e gjithë strategjisë së ndertuar, strategji e cila vazhdon me vendimarrje të gabuara edhe sot. Nxitimi i madh për prezantimin e Komitetit, e ka bërë Kryepidemiologun të harrojë të thërrasë 4 anëtarë të tjerë, që, si shumica e anëtarëve, nuk kanë asnjë lidhje me epidemiologjinë. Megjithëse Kryeministri as nuk e di që janë anëtarë të Komitetit dhe i ka injoruar njësoj si anëtarët e tjerë, ata duhet të marrin përgjegjësinë e situatës së shkaktuar nga vendimmarrja e tyre.

Ky Komitet nuk ka harruar t’i zbatojë dhe t’i përsërisë dy vendimet kryesore të marra prej tij:

1. Të fshehin të vërtetën.

2. Të falenderojnë Kryepidemiologun që na lë të marrim frymë.

Mungesa totale e transparencës dhe fshehja e së vërtetës për situatën e epidemisë, është përgjegjësia totale e këtij Komiteti. Marrja e vendimeve me orientim politik dhe me pasoja për qytetarët e këtij vendi, është përsëri përgjegjësi e këtij Komiteti./dosja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP