Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit e quajti Lëvizjen Vetëvendisje një ndërmarrje kr iminale.

Kurti e fton Thaçin në një debat televiziv, ku Presidenti mund të marrë edhe Behgjet Pacollin nëse dëshiron, ndërsa Kurti do të shkojë me ministrin e Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçlën.

Kryeministri i Kosovës në statusin e tij ka thënë se Thaç i sh an dhe e f yen “me zërin që i dridhet porsi kalama”.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin.

Sa për sh arjet e fy erjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.

Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, shkruan Kurti në statusin e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP