Kinezët që duan të testohen për Covid-19, tani mund të rezervojnë një test vetem me shtypjen e një butoni.

Platformat më të mëdha të blerjeve online të vendit, shesin testet Covid-19 dhe njerëzit mund të marrin rezultatet në internet brenda 24 orësh.

Gjigandi i E-commerce JD.com prezantoi të hënën një mundësi për të rezervuar një provë të acidit nukleik në një laborator, përmes platformës së tij. Kurse, Alibaba Health mbështeti një shërbim të ngjashëm në platformën e saj të blerjeve në internet, Tmall.

Në të dyja platformat, përdoruesit mund të kërkojnë në Search fjalën –test koronavirus, të paguajnë 258 yuanë ose 36 dollarë amerikanë dhe të prenotojnë ‘një orar’ në një laborator pjesëmarrës.

Sidoqoftë testimi i acidit nukleik (NAT) nuk është mënyrë 100% e saktë për të zbuluar praninë e koronavirusit pasi është e mundur të merrni përgjigje negative të rremë. Por ato janë shumë më të lehta për t’u administruar sesa skanimet në gjoks, një mënyrë tjetër për të diagnostikuar sëmundjen.

Kina është duke rritur testimin për të shmangur një valë të dytë të shpërthimit të Covid-19, ndërsa vendi kërkon të kthejë ngadalë gjërat në normalitet. Tani për tani, JD u shërben vetëm përdoruesve në Pekin ndërsa Alibaba Health ofron testime në 10 qytete të mëdha./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP