Televizioni Satelitor HKSTV Hong Kong raporton se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Sipas rrjetit të transmetimit në Hong Kong, Kim Jong Un ka vdekur, ndërsa një revistë japonese ka shkruar se lideri i Koresë së Veriut është në gjendje “vegjetative” pas një operacioni të vështirë në zemër.

Zv.drejtori i televizionit Satelitor HKSTV Hong Kong, i mbështetur nga Pekini zyrtar ka cituar “një burim të fortë” i cili i ka konfirmuar vdekjen e Kim.

Postimi i televizionit në aplikacionin Weibo është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale pasi ka më shumë se 15 milionë ndjekës, ama deri tani edhe mediat ndërkombëtare e kanë marrë me rezerva këtë lajm.

New York Post shkruan se raporte të pakonfirmuara nga zyrtarë të lartë të Partisë në Pekin, bëjnë me dije se operacioni në zemër i Kim Jong Un ka shkuar keq pasi mjekut po “i dridheshin duart shumë keq”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP