Një familje me 4 anëtarë në Prrenjas është zhytur në borxhe për shkak të vështirësive që u ka sjellë jeta.

Kryefamiljari ndërroi jetë nga një atak kardiak, ndërsa gruaja Selviona me tre fëmijët, Kristina, 14 vjeçe, Elisabeta, 12 vjeçe dhe Klajdi, 8 vjeç kanë mbetur me dorë në zemër pasi frikësohen se do u shembin shtëpinë.

Elizabeta ka rrëfyer se mbetën në varfëri ekstreme pas humbjes së babait, i cili punonte emigrant në Greqi.

Duke folu për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, vajza me lot në sy shprehet: “Nuk e prisja që të më vdiste. Ai ishte yll njeri për mua. Nuk e imagjinoja kurrë. Ishim duke bërë detyrat dhe kur erdhi babi na tha: “A i mbaruat të keqen babi”. Ne i thamë se i mbaruam. Ai ishte tek tavolina aty dhe u rrëzua. Ne thirrëm mamin. Mami eja se u rrëzua babi. Pastaj ne e dinim që i ishin bllokuar unazat. Por nuk e imagjinonim kurrë se do na vdiste babi”.

Falë ndihmës së komshinjve, ata mendojnë që të blejnë librat e shkollës dhe veshje për vitin e ardhshëm, ndërsa bukën e sigurojnë duke shituar kërminj ose lule.

“Rrogë nuk marrim. 45 mijë lekë marrim si asistencë. Mami thotë do laj dritat dhe ujin se na i presin dritat dhe ujin. S’kemi çfarë të bëjmë. Borxhin e kemi. Shtëpia me borxhe. Nuk kemi ndonjë pension apo kemp, të paktën për shkollën, se na e la babi si amanet që të vazhdonin shkollën. E kemi parë kur vdiq dhe e kemi akoma në sy. Nuk e harrojmë kurrë momentin e vdekjes së babit. Na vjen më shumë gjynah për mamin se i ra më keq. S’kemi si t’i lajmë borxhet. Bukë kemi se shesim kërminj ose lule. Blejmë bukën dhe kemi gjellë për të ngrënë. Mbajmë shpirtin gjallë. Mendojmë se do vijnë të na prishin shtëpinë ata që na kanë dhënë borxh. Vijnë i kërkojnë mamit borxhin”, u shpreh Elizabeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP