E gjithë bota po pëson një krizë ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Marrë shkas nga gjendja aktuale, kompania e “Apple” ka zbuluar ‘krijimin’ e saj më të ri me një çmim të përballueshëm për të gjithë. iPhone SE është zyrtarisht telefoni më i ri i kompanisë, i cili ka një kamera, Touch ID dhe një ekran 12 centimetërsh.

Telefoni i ri vjen në tre ngjyra (e zeza, e bardhë dhe e kuqe) dhe tre opsione për memorien (64 GB, 128 GB dhe 256GB). Por sa kushton? iPhone SE fillon të shitet nga 399 dollarë, dhe më pas çmimi rritet në vartësi të memories që kërkon blerësi.

Mbetet për t’u parë nëse telefoni i ri do të ketë të njëjtin sukses si paraardhësi i tij SE, i cili ‘pushtoi’ tregun në vitin 2016.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP