I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Genc Sulçebe tha se me ardhjen e verës do të ketë një ulje të numrit të të prekurve.

Ai shtoi se mund të ketë një rikthim në vjedhtë, por popullata do të jetë e imunizuar dhe duhen mbajtur maska dhe distanca.

Genc Sulçebe: Nuk mundoj se në të ardhmen do të kemi një rritje të numrave, duke pasur parasysh edhe masat që mund të jenë edhe më të lira. Kemi edhe favorin e ardhjes së verës, pasi ky virus ka, ashtu si gripi, rrugët e shpërndarjes janë ato të frymëmarrjes. Do të kemi një përmirësim në muaj e verës, por me ardhjen e vjeshtës nuk e dimë. Unë e mendoj se do të kemi një rifitim të imuniteti dhe mendoj se do të kemi një vjeshtë normale dhe me masa të shtrënguara. Duhet të mbajmë maska, do të mësohemi me to dhe do të mbajmë distancë./Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP