Një studim i ri tek pacientët e infektuar me Covid-19 në Wuhan tregon se koronavirusi dëmton trurin dhe sistemin nervor të të infektuarve.

Këto ndikime që paraqiten në një të tretën e pacientëve shkaktojnë shenjat e sëmundjes që përfshijnë dhimbjen e kokës, humbjen e ekuilibrit, vështirësinë në të folur, dhimbjen nervore dhe konvulsionet.

Ky është studimi i parë që lidh problemet e trurit me infeksionin e koronavirusit dhe sugjeron se këto shenja mund të shkaktojnë rrezik të lartë tek pacientët, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Në studim, neurologu Bo Hu nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Huazhong, së bashku me kolegët e tij bënë analizën e 214 pacientëve me koronavirus nga Wuhan, Kinë.

Të gjithë pacientët u trajtuan në një nga tre qendrat e Spitalit të Unviersitetit Union. Ekspertët i klasifikuan simptomat neurologjike në njërën nga tre kategoritë: E para përfshinte sistemin nervor qendror që përfshin marramendje, dhimbje koke, sëmundje cerebrovaskulare dhe konfiskim.

Kategoritë e tjera përfshinin sistemin nervor periferik (dëmtimi i shijes, dëmtimi i erës, dëmtimi i shikimit dhe dhimbja nervore), si dhe dëmtimi i sistemit muskulor dhe skeletor.

Në punimin e tyre, studiuesit shkruajtën: “Në përgjithësi, 78 pacientë (36.4 përqind) shfaqën probleme neurologjike. Në krahasim me pacientët me formë jo të rëndë të infeksionit, pacientët me infeksion të rëndë ishin më të moshuar, kishin më shumë çrregullime, veçanërisht hipertension, dhe treguan më pak shenja tipike të COVID-19, të tilla si ethe dhe kollë. Pacientët me formë më të rëndë të infeksionit kishin probleme neurologjike, të tilla si sëmundje cerebrovaskulare , probleme me vetëdijen dhe lëndime të muskujve skeletorë”.

Truri i një pacienti me koronavirus

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP