Kryeministri Edi Rama dha sot një lajm të keq, duke thënë se një djalë ka shkuar nga Tirana në një rreth të vendit, edhe pse e dinte se kishte COVID-19 e ka infektuar atje edhe prindërit e tij.

Rama tha se ky është një lajm i keq, nga ku shqiptarët duhet të marrin mësim. Në lidhje me postimin e kryeministrit Rama, nuk kanë munguar komentet e shumta të qytetarëve, disa prej të cilave kreu i qeverisë iu është përgjigjur.

Një komentuese me emrin Halit Amina Bajram Tabaku komenton: “Nuk ke faj jo, injoranca nuk ka kufi. T’ja nisësh nga ty e me radhë. Pse donte ai me ia ngjit prindit dicka që nuk e dinte dhe ka shkuar tek prindërit. Zoti i ndihmoftë ata të sëmurit. Por, me këto ligje ia ke fut kot, se ti del rehat zotrote shkon ku t’i dojë qejfi, ndaj kij mëshirë për popullin, mos vër komunizmin se s’ka politikë tjetër e je vetëm ti”.

Ndërsa, Rama ia kthen se ky koment i duket një idiotësi, duke shtuar se të tilla ligje si Shqipëria në kohë koronavirusi ka gjithë bota e nuk ka sesi gjithë globi “t’ja fusë kot”.

Po ashtu, Rama i ka kthyer përgjigje edhe një tjetër komentuesi, ku shkruan: I mjeri ti, po inshallah nuk i merr në qa fë edhe ti prindërit e ti, meqe ‘I dr oguari’ i kokës tënde boshe të thotë mos e bëj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP