Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluar është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon ushtri hormonesh, të cilat rrisin përkohësisht tensionin e gjakut. Një gjë e tillë detyron zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut, stresi shpesh nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkoolit dhe prish cilësinë e gjumit.

Të 3 këto elementë shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut. Nëse e gjeni veten në situate të përsëritura stresuese, mjekët rekomandojnë të ndiqni këto mënyra për t’i dhënë fund stresit.

Gjumi

Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik. Të flini mjaftueshëm do ta mbani stresin gjithmonë e më larg nga trupi juaj.

Marrëdhëniet shoqërore

Mjekët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Të qëndruarit larg konflikteve

Të shmangësh sa më shumë konfliktet, është një armë e mirë kundër stresit. Nëse shpesh ndesheni me konflikte familjare ose pune, rekomandohet që zgjedhja më e mirë është të qëndrosh larg tyre.

Kujdesi ndaj vetes

Për të larguar stresin, është mirë të kujdeseni për veten tuaj. Përpiquni të relaksoheni, dilni shëtitje, dëgjoni muzikën e preferuar, pse jo, edhe të merreni me aktivitete fizike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP