Së fundmi bëhet me dije se një grua 42 vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi.

Autoritetet greke nuk kanë zbuluar shkakun, megjithatë gratë që ndodheshin në burg me të janë ngritur në protestë.

Advertisements

Ato po ngrenë zërin, me argumentin se gruaja që ndërroi jetë, humbi jeten për shkak të koronavirusit.

Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.

Gjatë natës, gratë në burg në shenjë proteste kanë djegur batanijet dhe pritet të dalin përgjigjet e ekspertizës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP