SUZUKA, JAPAN - OCTOBER 13: Start during the F1 Grand Prix of Japan at Suzuka Circuit on October 13, 2019 in Suzuka, Japan. (Photo by Peter J Fox/Getty Images)

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në ekonominë globale, në jetën e miliona njerëzve dhe në sport. Nëse futbolli është ai që ka ngritur më tepër zërin për problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike, edhe në botën e motorëve po ndihet shumë kjo krizë.

Në garat me makina garon i vetmi shqiptar në kategoritë Formula, pikërisht në Formula 3. Lirim Zendeli dha një interviste ekskluzive për A2, ku tregoi ëndrrën e tij të madhe: garimin në Formula 1.

“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1”, tha Zendeli në intervistën ekskluzive për gazetarin e A2, Erald Kodheli.

Kur u pyet nëse do të mund të shikohet ndonjëherë flamuri shqiptar në një podium të Formula 1, Zendeli u shpreh: “Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP