Dje Britania regjistroi një tjetër ditë të zezë në ditarin e saj përsa i përket viktimave nga koronavirusi (763), ndërsa sot mesa duket për vendin ishullor ka dritë në fund të tunelit.

Në këto 24 orë janë regjistruar 589 viktima, një shifër e lartë, por më e pranueshme se ditët e kaluara. Ekspertët mendojnë se ky është piku në Britan, dhe shumë shpejti mund të ketë një rënie graduale.

Ndërkohë mediat vendase kanë ngritur alarmin se Anglia po i fsheh shifrat përsa i përket të vdekurve nga covid-19. Numri i përgjithshëm i jetëve të humbura nga kjo sëmundje, referuar shifrave zyrtare ka shkuar në 18.689.

Sot pasdite pritet që të publikohen shifrat e përmbledhura, duke përfshirë Irlandën e Veriut si dhe numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP