Një person tjetër ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë.Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 74 vjeçari me inicialet Z.Sh., i konfirmuar me coronavirus më 25 mars, nuk ka arritur që të mbijetojë dhe në orët e mbrëmjes janë njoftuar për vdekjen e tij.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit. Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim”, ka njoftuar Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.Haziri ka shkruar edhe se ky rast i rëndë duhet të vetëdijësojë të gjithë të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë.

Advertisements

“Do ta bëjmë të pamundurën që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie”, ka shkruar Haziri.Deri më sot janë regjistruar 224 numri i të infektuarve, 7 nga ta kanë vdekur ndërsa 37 janë shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements