Shkencëtarja shqiptare në SHBA, Donjeta Gjuta, ka ngritur sot al armin për t’u izoluar. Në një lidhje direkte përmes “Skype” me TV “News 24”, Gjuta tha se gjendja në SHBA është shqetësuese, për shkak të vik timave të shumta. Ajo paralajmëroi një skenar të fr ikshëm deri në 240.000 jetë të hu mbura në SHBA, nëse njerëzit nuk vetëkarantinohen.

Sipas Gjutës, ruajtja e distancës duhet respektuar bashkë me larjen e duarve dhe dezinfektimin e ambienteve. Në SHBA janë të mbyllura shkollat, ndalohen grumbullimet e grupeve të mëdha edhe pse nuk ka kufizim të lirisë së qarkullimit.

“Mosha e tretë është ajo më e prekura, edhe për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thotë Gjuta, duke shtuar se kujdesi ndaj kësaj kategorie duhet të jetë i madh. Ajo shpjegon qartë se distancimi ndikon në këputje të zhinxhirit të transmetimit dhe uljes së rasteve të infektuara.

Sa i përket protokollit të trajtimit, Gjuta vëren se ende nuk ka mjekime specifike, por po përdoren antimalarikë, të cilët kanë dhënë rezultat në shtete të prekura masivisht. Përvëç kësaj, ekspertja vlerësoi edhe ndërhyrjen në kohë me oksigjen.

Ajo shtoi zërat për shpresë në publikimin e një vaksine, edhe pse ajo kërkon kohën e saj deri në 18 muaj. Vaksina është një zgjidhje, por izolimi shërben për t’u dhënë kohë bluzave të bardha të mjekojnë rastet e për të mos krijuar fluks.

Shembulli i Koresë se Jugut e shtete të tjera në kufi me Kinën që morën masat për të mbyllur kufij apo për t’u vetëizoluar ka çuar në ulje të numrit të personave të sëmurë, masë kjo që nuk është respektuar nga Italia apo edhe rajoni i vendeve evropiane.

“I bëj thirrje popullit shqiptar të jemi të durueshëm, distancimi është mënyra më e mirë për ta përballuar corona virusin, nuk dimë sa do zgjasë kjo gjendje!”, tha ajo në fund të bisedës, drejtuar edhe bashkëqyetarëve në Kosovë, kur shton se kthimi në jetën normale duhet bërë gradualisht.

Gjuta është shkencëtare shqiptare nga Peja e Kosovës, ndërsa tani është në prag të doktoraturës në fushën e “Qelizës dhe Biologjisë Molekulare” në Universitetin e Teksasit ne Austin. Më herët ajo ka kryer kërkime shkencore mbi sëmundjen e kancerit në Universitetin e Harvardit (Boston), Qendrën e Kancerit, MD Anderson (Houston), qendra numër 1 e kancerit në botë. Po ashtu Gjuta ka publikime shkencore të ndryshme dhe patentë shkencore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP