Dita e sotme pritet të katakterizohet nga mot me reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarkun Vlorë priten reshje intensive, në qarkun Gjirokastër mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, priten reshje mesatare.

Në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Reshjet ne qarqet Vlorë dhe Girokastër pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 5 °C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në pjesën veriore të territorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP