Sipas MeteoAlb: Vijojmë në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Mesdita sërish sjellë zhvillim të vranësirave në zonat lindore duke rrezikuar reshje. Por përmirësim i motit pritet gjatë orëve të vona të pasdites dhe mbrëmjes, duke ri-kthyer kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Vijon mot i paqëndrueshëm në Europën Qendrore dhe atë Jugore. Ndërsa kushtet atmosferike do të përmirësohen në Europën Lindore dhe Veriore duke ri-kthyer kthjellimet. Gjithashtu Gadishulli Iberik mbetet me kthjellime.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP