Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se viktima e fundit është një 27-vjeçare e cila një javë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën.

“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar jetë një foshnjë me Covid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në, mashkull.

Advertisements

Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, ka shkruar ministri Filipçe në Facebook.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 46 raste të reja me koronavirus. Kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve në Maqedoni tani është 663 persona.

Sipas qyteteve rastet e reja janë 12 në Shkup, 13 në Kumanovë, 8 në Prilep, 1 në Tetovë, 2 në Strugë, 8 në Veles, 1 në Koçnai dhe 1 në Probishtip.

Advertisements

Gjatë ditë së djeshme janë bërë 341 testime ndërsa që nga fillimi deri tani janë bërë 6.571 testime për koronavirus.

Zonat më të prekura janë:

Shkup – 273 Kumanovë – 143 Dibër – 49 Shtip – 20 Prilep – 46 Tetovë – 30 Strugë – 30 Veles – 18 Manastir – 8

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP