Të paktën 469 persona kanë vdekur nga koronavirusi sot në Belgjikë duke e çuar numrin total të vi ktimave mbi 3000.
BELGJIKË– Ditën e sotme Belgjika ka shënuar numrin më lartë të vdekjeve nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 496 persona duke e çuar numrin e vi ktimave në 3.019.

Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka raportuar se 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 462 persona, ndërsa janë shëruar 404 persona.

Advertisements

Ndërsa mes të infektuarëve numri i pacientëve në kujdesin intensiv është ulur me 7 persona duke rënë në 1.278 persona në total. Por në të gjithë territorin numërohen të shtruar në spital 5.610, ndërsa pjesa tjetër e të sëmurëve janë të izoluar nështëpi.

Deri më tani në Belgjikë kanë humbur jetën 3.019 persona dhe janë infektuar 26.667.

Burimi: aa.com

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP