Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi, i infektuar me COVID-19, i cili po trajtohet me oksigjen.

Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, ishte shtruar në Spitalin Infektiv më 27 mars, pasi pati probleme shëndetësore. Edhe pse prej ditës ndodhej i shtruar në spital, duket se gjendja e tij është rënduar duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe mjekët kanë parë të domosdoshme trajtimin e tij me oksigjen. E infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në qendje të qëndrueshme pa shfaqur probleme.

Advertisements

Në një lidhje me Skype për Report TV, mjeku Tritan Kalo u shpreh se gjendja e Adriatik Alimadhit nuk hyn në rastet më të rënda të infeksionit dhe nuk po trajtohet në terapi intensive.

“Për të ruajtur etikën mjekësore ne nuk përmendim emra të pacientëve apo të raportojmë për gjendjen e tyre, por mund të them se Alimadhi nuk hyn në grupin e personave që po trajtohen në terapi intensive dhe nuk ka shfaqur forma të rënda të infeksionit”, tha Kalo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP