Në Itali shënohet një rast i rrallë me koronavirus. Pas 55 ditësh pacientja e parë e shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në ‘Sant’Orsola’, Bologna nuk është shëruar ende nga COVID-19.

Tamponi i fundit që i është bërë 23-vjeçares i përket datës 16 prill dhe ka dalë pozitiv. “Jemi duke e studiuar me kujdes rastin e 23-vjeçares, deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me koronavirus. Asnjë rast i infektuar me koronavirus nuk kalon javën e katërt”- ka thënë mjeku specialist Luciano Attard në spitalin ‘Sant’Orsola’.

“Pacientja nuk është në gjendje të rëndë, në fillim po kishte probleme por pas katër ditësh e shtuar në spital gjendja e saj u përmirësua. Por fatkeqësiht tamponët ende dalin pozitiv”- ka thënë më tej mjeku.

“Tashmë janë bërë një çështje kombëtare”- ka thënë duke qeshur për mediat italiane 23-vjecarja me COVID-19. Kujtojmë që në Itali ka 187 327 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 25 085 kanë humbur jetën.

(BalkanWeb)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP