Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 viktima nga koronavirusi, për një total prej 25549 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shëruarve sot është 3333 për një total prej 57 876

Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 2646 raste të reja pozitiv nga Covid-19 për një total prej 189973

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 117 pacientë më pak se dje për një total prej 2267

Në rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 1073 raste të reja infekioni dhe 200 viktima nga koronavirusi.

Për të katërtën ditë radhazi italia ka regjistruar rënie në numrat e rasteve të rinj të, identifikuar pozitiv nga koronavirusi krahas rënies së mprehtë të numrit të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv dhe jo intensiv si dhe rritje të numrit të të shëruarve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP