Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka lëshuar një urdhër të prerë për të gjithë ata që do të lëvizin me mjetet e tyre, gjatë fashave të lejuara, ndërsa ky urdhër u është dërguar për dijeni të gjithë drejtorive vendore si dhe komisariateve në të gjithë vendin.

Sipas këtij urdhri, të gjithë drejtuesit e mjeteve, duhet të kenë polica sigurimi të rregullta për përgjegjësinë ndaj të tretëve, ndërsa nuk do të tolerohet asnjë mjet i cili lëviz pa një të tillë, të vlefshme dhe të rinovuar sipas afateve të caktuara.

Advertisements

Gjithashtu kundravajtësit nuk do ti shpëtojnë as pagesës së gjobave të marra për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për shkak të pandemisë së COVID 19. Sipas këtij urdhri këto gjoba duhet të paguhen sipas afateve të përcaktuara.

Por për të gjithë drejtuesit, do të quhet e vlefshme çdo dokument i lëshuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit rrugor si lejet e drejtimit, kontrolli teknik vjetor, dëshmi aftësie, autorizimet që u ka kaluar afati i rinovimit që nga data 19.03.2020.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP