Instagram po e bën edhe më të lehtë për të dërguar mesazhe direkte.

Kompania ka konfirmuar të premten se tani do të mund të bëni bisedë në Instagram edhe në kompjuter, e kjo ka nisur nga sot në ora 10:00.

Një gjë të tillë Instagram ka qenë duke e testuar me një grup të vogël të përdoruesve që nga janari, dhe tani ka filluar në nivel global

E gjithashtu ka bërë ndryshime duke ia bashkuar një tabelë me emotikonë, dhe e ka shtuar një galeri për të parë bashkuar fotot dhe videot.

Shfletuesit kanë rëndësi posaçërisht për personat që e përdorin gjatë gjithë kohës Instagramin, si reporterët, ndikuesit apo menaxherët e rrjeteve sociale.

Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar privatisht në këtë platformë, në veçanti për personat që duhet t’iu përgjigjen qindra mesazheve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP