Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Rudina” së bashku me vogëlushen e saj Viktoria.

Ajo po e kalon karantinën me partnerin e saj, Markun, fëmijët, prindërit dhe mbesën e tij.

E pyetur nga Rudina nëse i ka ndodhur të bëjë ndonjë sherr me Markun gjatë ditëve të karantinës, Rudina ka treguar se njëherë ka plasur një super sherr rreth televizorit.

Megjithatë aktorja ka shtuar se periudha e karantinës ka ndikuar shumë mirë në marrëdhënien e tyre familjare.

“Plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial, unë nuk e kisha ndjekur dot serialin…plasi një super sherr: jo po televizori im, televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi.

Po për hir të së vërtetës nuk do na kishte qëlluar që të kalonim kaq shumë kohë së bashku, bashkë dhe me fëmijët dhe na ka ndikuar shumë shumë mirë. Familja e Markut dhe unë jemi të dyja shumë të përshtatura, kemi të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor”, ka treguar Rudina.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP