Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë” ka rrëfyer arsyen se pse nuk shkoi në front ndaj COVID-19 për shkak se është diplomuar si mjek, ka qenë profesor por edhe ka punuar 20 vite kardiolog para se t’i bashkohej politikës.

Berisha thotë se nuk i shkoi në mend të rikthehej si doktor pasi nuk e konsideron më veten të tillë.

Advertisements

Ai thotë se të pretendosh që Sali Berisha është mjek 30 vite pasi nuk e ka ushtruar profesionin është gjëja më qesharake.

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake.

Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, -tha Berisha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP