Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar sot policin i cili qëlloi për vetëmbrojtje gjatë përballjes me Orgest Bilbilin, i cili i drejtoi dy herë pistoletën kur efektivi i “Shqiponjave” i kërkoi mjetin e identifikimit. Gjithashtu ka vizituar në spitalin e Traumës edhe vajzën e cila u plagos rastësisht.

Nga ngjarja e rëndë paraditen e sotme mbeti Orgest Bilbili i plagosur në këmbë dhe një vajzë që po kalonte aty.

Advertisements

Në videon më poshtë, të ministrisë së Brendshme, janë pamjet e takimit të ministrit me efektivin dhe vajzën e plagosur, të cilës i ka dhuruar edhe një tufë lule.

“Nuk është thejsht rastësi por edhe fati që keni arritur ta dyshoni”, i drejtohet ministri, efektivit.

Advertisements

“Erdha të të jap këtë tufë lule që kjo ditë të mos kalojë si ditë e keqe. Ta ka dhënë Zoti që ka kaluar me kaq dhe uroj ta kalosh shpejt”, i tha Lleshaj vajzës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lleshaj shkruan:

Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri.

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë 🇦🇱👮‍♂️🇦🇱

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP