Nga Shirla Preni

Situata emergjente që ka përfshirë të gjithë botën ka shtuar ankthin dhe pasigurinë për të gjithë ne. Njeriu është një qenie sociale. Izolimi sigurisht mund të ndikojë në mardhëniet njerëzore. Sic e dime karantina nuk është situata me e mire për mardhënien në një cift, qoftë kjo një marrëdhënie e lidhur në martesë apo bashkjetesë. Stresi dhe presioni i akumuluar pergjat këtyre ditëve është një faktor i cili ndikon drejtpërsëdrejti në mardhënie.

Nëse jeni duke kaluar një periudhë jo të mirë në mardhënien tuaj ju ftoj të lexoni tetë rekomandimet e mëposhtëme:

Numero deri në 10 para se te japësh përgjigje

Është shumë e rëndësishme të tregojmë qetësi dhe maturi në një situata të till delikate. Nuk është mirë të nxitohemi dhe të themi gjëra të cilat nuk duhen thënë. E specifikoj që individi në të tilla momente ka të akumuluar mendime dhe ndjesi nga më të ndryshmet të cilat në një mënyrë apo në një tjetër do ti nxjerri nga vetja e tij, dhe në njëfarë mënyrë të heqi një barrë të madhe apo sic i thonë të shpëtoi njëherë e mirë. Numëro deri në 10, merr kohën e duhur për të shprehur mendimin dhe ndjenjat e tua. Është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë, pasi impulsiviteti mund të jetë disfavor dhe mund të cojë në prishjen e mardhënies.

Mbushni ditën me sa më shumë aktivitete

Është shumë e rëndësishme mbushja e ditës me aktivitete të ndryshme. Duhet të theksoj që është pak e vështirë tani në këtë periudhë karantinimi dhe izolimi, por mund të kryeni aktivitete të cilat mundet disi tju heqi mendjen nga mendimet negative të ngjarjeve të momentit. Pse jo të zhvilloni pasjonet tuaja, të qëndisni, të gatuani, punë shtëpie, ndjekja e ndonjë seriali, kujdesja ndaj vetes. Merrni kohë për të qëndruar larg mendimeve tuaja.

Në rast se keni fëmijë mundohuni që atmosferën apo gjëndjen aktuale të mardhënies mos tja përcillni fëmijës

E theksoj këtë pasi primar është gjithmon fëmija. Fëmija preket më shumë. Është shumë e rëndësishme që të mos i përfshini ata në debate mes jush duke e lënë atë në njëfarë mënyre në një zgjedhje, pra të zgjedhi midis jush, prindit tjetër apo të krijojë mendime për njërin prind bazuar në ato që prindi tjetër thotë. Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme tek një fëmijë dhe janë bazat për një personalitet të shëndetshëm. Shpesh fëmijët në të tilla situate mbajn peshën më të madhe duke mbyllur dhe akumuluar të gjitha ndjesitë brenda dhe duke u ndjerë kështu fajtor i kësaj situate pasi sipas tij ai është fajtori për cdo gjë.

Mundohuni ta kuptoni partnerin

Ndoshta kjo është një periudhë e keqe për mardhënien tuaj. Mos i harroni kohët e bukura me të. Ndoshta kjo është një periudhë e keqe për ju. Tregohuni pozitiv. Mundohuni të lidhni ura komunikimi. Komunikimi është celësi kryesor i një mardhënie. Nëse komunikoni me të, ndani pakënaqësitë në mënyrën e duhur dhe sigurisht me tone të qeta do të ndikojë pozitivisht në mardhënien tuaj apo në rikirijimin e saj.

Iniciativa

Është shumë e rëndësishme që dikush nga ju të marri hapin i pari. Ai është partneri juaj, mos e shihni atë si armik. Jepini atij hapsirë dhe kohë por në të njëjtën kohë nëse doni që mardhënia juaj të funksionoi icioni biseda të reja, ndërlidhni ura të reja, kaloni kohë duke parë një film bashk, duke gatuar. Mundohuni që për pak kohë të gjeni gjuhën e përbashkët. Mbase një darkë romantike etj.

Pasi një konflikt përfundon nuk duhet pëmendur më

Nëse një diskutim apo debat mes jush dhe bashkëshortit ka përfunduar nuk duhet që akumulimet e atij debati ti përmendi në debatet në vijim. Nëse një temë quhet e mbyllur duhet të qëndrojë e tillë. Duke i përmendur akumulimet në vazhdimësi personi që kemi përball nuk do të ketë dëshirën e mirë për të diskutuar me ju pasi ai është i sigurt se ju do ta bëni dhe ribëni këtë gjë.

Terapia në cift

Nëse e shihni se mardhënia juaj nuk po funksionon edhe pas shumë mundimesh ajo që sygjeroj është terapia në cift. Shumica e cifteve e neglizhojnë ose vendosin të ndjekin një terapi pasi mardhënia është prishur dhe është tepër vonë. Nëse dëshironi që mardhënia juaj të funksionojë është mirë që ta provoni. Gjithashtu rekomandoj që të shikoni në youtube video të seancave terapeutike në cift.

Komunikoni me miqtë tuaj

Shfryni aty mërzinë, ngjarjet e pakëndëshme por mos u fokusoni vetëm aty. Mos harroni aspektet pozitive. Ndani receta me ta. Flisni për të ardhmen. Tregohuni kreativ, komunikoni me kamer e kështu pini një kafe apo caj së bashku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP