Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, pedagogët Erjon Kristo dhe Ndriçim Mehmeti.

Si pasojë e koronavirusit shkollat dhe universitetet në vend janë mbyllur, por mësimi është duke u zhvilluar online. Pedagogët vlerësojnë që sipas tyre viti akadamik ka mbaruar dhe se nxënësit e studentët nuk do të kthehen në ambientet e shkollës apo universiteteve. Ndërkaq, pedagogët e cilësojnë mësimin online si jo efikas për të gjithë, pasi shumë nxënës dhe studentë nuk kanë mundësinë t’i frekuentojnë orët dhe të marrin leksionet.

Advertisements

“Unë kam një muaj e gjysmë që kam bërë agjerim dhe s’kam dalë në asnjë media. Dua të flasim për gjëra që janë shumë të rëndësishme. Janë vetëm 400 njerëz të sëmurë aktualisht dhe janë 3 milionë të tjerë që kanë nevojë për jetë. Ka një keqinformim në media, dhe unë e kam monitoruar këto kohë. Nuk duhet të flasin vetëm mjekët, por edhe personat që meren me psikologjinë dhe sociologjinë. Çështja është kur ndodh stuhia andej nga Vlora, ata që janë buzë detit dalin mbi det. Mua këto online nuk është se më pëlqejnë shumë. Mua më pëlqen më shumë kontakti me studentët.

Një mori udhëzimesh kemi pasur këtë periduhë. Janë detaje nga më të shumtat që komunikimi me studentët të jetë real, pra studentët të arrinë të marrin leksionet dhe të përmbushen programet. Në kushtet që jemi po përpiqemi të japim më të mirën tonë. Ne e kemi diçka më të thjeshtë dhe praktike, i dërgojmë leksionin, i japim detyra dhe mbaroi. Unë i dërgoj video, filma, instrumente të tjera ndihmuese. Ndryshe nga të gjithë kishim një plan ekonomik, por nuk kishim një plan arsimor. Natyrisht ky vit do të merret me rezerva. Është një vit pa cilësi në thelb, por mund të ketë elemente të tjera. Kam qenë i pari që kam bërë përshëndetjen e par për mësuesit, të cilët për mua janë në një mëasë të madhe, janë me mijëra dhe janë heronj të vërtetë. Disa nxënës të papërgjegjshëm kanë filluar të nxjerrin videot e mësuesve të tyre, ka disa media i trensmetojnë këto gjëra. Mbi të gjitha të shqetëson fakti që mijëra qytetar ofendojnë mësuesit, të cilët po bëjnë mundim të madh. Pirndërit të pretendojnë më pak dhe të kërkojnë më shumë llogari tek fëmijët e tyre”, u shpreh Kristo.

Ndërkohë një argumentim të tijin në lidhje me situatën kishte dhe pedagogu Ndriçim Mehmeti:

Advertisements

“Ministrja e Arsimit deklaroi që 99 % e shqiptarëve kishin televizor edhe 96% telefona. Jo të gjithë fëmijët kanë internet dhe kjo është më e rëndësishmja. Si merr mësim online grupi i fëmijëve që janë në nevojë. 17 mijë familje ngelën pa strehë si pasojë e tërmetit. A mund të pretendojmë ne që në çadra, mund të bësh mësim online. Grupet e komunitetit rom dhe egjiptian, familjet që kanë nevojë dhe grupi i fëmijëve me aftësi të veçanta, me këta çfarë ndodh. Thuhet që do të bëhen provimet në maturën shtetërore por nuk thuhet se kur. Shkolla nuk hapet. Viti mësimor ka përfunduar. Nuk ka shtete që bëjnë mësime online kanë deklaruar mbylljen, Italia, Belgjika, SHBA, Britania. Mësuesit po ropaten por nuk merret njeri me ta, heronjtë e vërtetë janë policët, mjekët dhe jo ne. Ata që i kanë edukuar këta heronj, nuk përmenden fare. Unë e quaj këtë vit shkollor të mbyllur, dëshiroj të mos jetë i humbur por edhe të hapet në muajin maj sikurse edhe për disa ditë. Gjithsesi unë e konsideroj të mbyllur këtë vit”./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP