Pasi gjysma e popullsisë së botës u izolua për shkak të masave të rrepta të sigurisë që u morën për frenimin e pandemisë Covid-19, duket se ndotja e ajrit ka rënë dukshëm.

Madje një gjë të tillë e vërtetojnë edhe fotot e publikuara nga “Daily Mail”. Fotot në fjalë janë para dhe pas izolimit të njerëzve në shtëpi.

Italia është vendi i parë europian që mori masat drastike të bllokimit të plotë. Mijëra të infektuar dhe të vd ekur nga Covid-19, ku vend po kalon një periudhë mjaft të vështirë.

Por Milano dhe Kanali i Madh i Venecias janë pastruar dhe nuk ka shumë smog, pasi edhe turistët janë të detyruar që të qëndrojnë në shtëpi.

New Delhi, në Indi, renditet shpesh midis qyteteve më të ndotura në botë, dhe imazhet e bëra dy vjet më parë tregojnë një tufë të trashë tymi që varet mbi qytet. Por imazhet e reja tregojnë qiellin blu të dukshëm.

Dy zonat e Anglisë me numrin më të madh të vd ekjeve nga koronavirusi – Londra dhe Birmingham – gjithashtu kanë nivelet më të larta të ndotjes së përditshme të ajrit, thanë studiuesit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP