Ndarja e këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj ishte ndër lajmet më të përfolura të showbizit shqiptar, ditët e fundit të vitit 2019.

Si shkak i ndarjes së çiftit simpatik u bë një video e publikuar në media, ku Jonida kapte nga të pasmet Flori Mumajesin në rrugët e Parisit kohë më parë.

Advertisements

Mirëpo, duket se çifti janë bashkuar sërish. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë, detajet thonë të kundërtën.

Të dy kanë publikuar në Instastory pamje nga bregdeti, konkretisht nga dhoma ku po qëndrojnë dhe këto fakte lënë të kuptohet se dyshja nuk ndodhet rastësisht në të njëjtin vend.

Mesa duket, Jonida dhe Romeo jo vetëm që janë bashkë, por kanë gjetur mundësinë edhe ta shijojnë me njëri-tjetrin karantinën këto ditë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP