Olta dhe Silvana, specialiste nga Kujdesi Shëndetësor i Krujës, po bëhen gati të testojnë për Covid – 19 punonjëset e një fasonerie.

“Në këtë fasoneri që ndodhet në zonën e Fushë – Krujës nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid – 19, por ekipi mjekësor do të bëjë një vlerësim rastësor të riskut”.

Prania e specialisteve nuk i pengon 42 punonjësit e ndërmarrjes që të vijojnë punën. Nga lista e plotë që ju dorëzohet, Olta dhe Silvana përzgjedhin vetëm 10 persona për testim.

Për secilën prej tyre plotësohet formulari me personale dhe rrjetin e kontaktit. Marrja e tamponit nuk zgjat më shumë se 30 sekonda.

Kontrollet në fasoneri janë bërë të zakonshme që nga nisja e pandemisë, ndaj pronarit nuk i mbetet tjetër veçse të zbatojë në mënyrë strikte protokollin e sigurisë.

Rreth 60 minuta më vonë tamponët nisen për në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë. Në zonën e Krujës ka rreth 27 fasoneri, 11 prej cilave janë mbyllur. Që nga rastet e para me Covid – 19, testimi vijon edhe për familjaret e tyre.

Kujtimi është paraqitur vullnetarisht në spitalin e Krujës. Bashkëshortja e tij, punonjëse në një fasoneri rezulton pozitive me Covid -19. Edhe ai pret të testohet!

Ambulanca sjell një punonjësve fasonerie. Nuk paraqet shenja, por testimi për të është i detyrueshëm.

Vetëm në qytet janë 150 familje fasonësh të karantinuar.

“Kemi 2 vatra infeksioni, njera prej të cilave është shëruar plotësisht. Deri tani kemi 150 familje që ndodhen në karantinë”.

Vetëm të mërkurën autoritetet gjobitën edhe 2 fasoneri të tjera në Krujë për shkak se nuk respektoheshin distancat mes punonjësve./Tvklan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP