Këshilli Bashkiak ka zyrtarizuar emërimin e Emirjana Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

Sako u propozua në krye të bashkisë nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet në një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik.

Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve prej rreth 2 muajsh ishte emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

Ajo është caktuar për kryerjen e funksioneve të kryetarit pasi kryetari i Komanduar i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet me dije se dorëheqja e Zhuljen Varfaj ka ardhur për arsye shëndetësore.

Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, fill pas tërmetit të rëndë që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP