Një vajzë e re britanike ka humbur jetën pikërisht në funeralin e nënës së saj që vdiq pas komplikacioneve nga koronavirusi.

Mediat bëjnë me dije se viktimë mbeti Laura Richards, 32 vjeçe.

Advertisements

Ajo nisi të kishte dhimbje në gjoks kur ishin duke varrosuar nënën e saj, Julie Murphy, 63 vjeçe, në Varrezat Atherstone në ëarëickshire.

Sipas “The Sun”, motra e Laura, Lisa Green tha që ajo, burri i saj dhe motra tjetër Kelly Murphy u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar ta mbanin në jetë deri sa të mbërrinte ambulanca.

Por, përkundër përpjekjeve të tyre, Laura, e cila kishte probleme shëndetësore nga zemra, kur mbërriti në spital, mjekëve nuk u kishte mbetur më asgjë për të bërë.

Advertisements

“Të gjithë ishin vërtet të mërzitur dhe Laura tha që kishte dhimbje në gjoks. Ne menduam se ishte thjesht ankth në fillim, por më pas lajmërova ambulancën. Kur nënën tonë po e fusnin në dhe, Laura papritmas tha “nuk mund të marr frymë, nuk mund të marr frymë”, rrëfeu e motra.

E reja u varros pranë nënës së saj – me vetëm pesë persona të pranishëm në ceremoni mortore për shkak të rregullave të kufizimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP