Këngëtari Blero Muharremi ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kohës që e gjithë bota është izluar për shkak të koronavirusit. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Blero nuk tregoi arsyet e operacionit, por shtoi se rëndësi ka që ai është mirë.

Pjesë nga biseda

Advertisements

Rudina Magjisatari: Me Bleron e kishim parashikuar intervistën një javë përpara, por kur ishim gati për ta realizuar ajo u anulua sepse Blero pati një ndërhyrje kirurgjikale. Më trego si je aktualisht?

Blero Muharremi: Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar. Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten.

Rudina Magjistari: Më vjen mirë që ka kaluar dhe ka shkuar gjithçka mirë. Nuk do të tregosh fare se çfarë ndërhyrje ishte apo jo?

Advertisements

Blero Muharremi: Është personale! Jam duke e marrë veten dhe sot isha normalisht në kontroll dhe për 10 ditë do jem më ok dhe në rregull.

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP