I njëjtë është edhe rasti i mjekes Nevila Gjermeni, së cilës i është dashur që urimin e ditëlindjes djalit të saj t’ia bëjë përmes një videocall-i.

Gjermeni uron djalin e saj, Bjornin së bashku me stafin e mjekëve e infermierëve, ndërsa thotë se kjo ishte një ditëlindje krejtësisht ndryshe.

“Epo të paktën kjo ishte një ditëlindje ndryshe. Asnjëherë më parë nuk i kishin kënduar ‘Shumë urime për ty’ përmes një video-calli mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Bjon, dielli im u bëfsh edhe 100!”, shkruan mjekja Nevila Gjermeni.

Disa ditë më parë ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila për mjeken Gjermeni dhe burrin e saj, shkruante se çifti kishin 40 ditë që nuk i kishin parë fëmijët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP