Gruaja qe mbeti e pla gosur dje në Tiranë, gjatë përp lasjes me a rmë mes efektivit të Shqiponjave dhe të shumëkërkuarit Orgest Bilbili ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Gruaja me inicialet M.P., ka treguar për News 24 se ishte duke kaluar rastësisht ne këmbë në vendin ku ndodhi ngjarja, pasi kishte dalë për të bërë pazar dhe sapo ka dëgjuar të sht ëna në ajër ka tentuar të fshihet, por në atë moment është penguar me një zotëri dhe është qëlluar.

Advertisements

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pist oleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më që lloi, por nuk e pashë kush më që lloi.

Mora dy pl umba. Besoj se plumbi që kam në këmbë do të jetë tek tuli, se unë e pash vetë dhe nuk besoj të ketë prekur kockën.

Advertisements

Kur u pl agosët dëgjuat disa të shtëna më parë?

Njëherë në ajër dëgjova dhe u fsheha. U përpoqa të fshihesha dhe pastaj aq, nuk mbaj mend asnjë gjë.

Jua drejtoj ar mën në ndonjë moment personi me të zeza?

Ktheva kurrizin për t’u fshehur dhe më pas u pengova me atë zotërinë.

Keni dy pl umba në trup, fatmirësisht njeri ju ka dalë. Sa i përket p lumbit që keni në këmbë çfarë ju kanë thënë mjekët në lidhje me dëmtimin?

Duhet të shohim ecurinë se si do të shkojë. Nuk duhet ta heqin se mund të ketë përkeqësime më thanë sot, por nesër do vijnë dhe do ta shohin, edhe do më japin atë pjesën përfundimtare se çfarë do të ndodhë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP