TIRANË– Të gjithë deputetët e ministrat që janë ulur sot në karriget e Kuvendit të Shqipërisë, janë ndalur tek ekipet mjekësore, përpara se të futen në sallë. Një nga një, ata i janë nënshtruar matjes së temperaturës dhe janë dezinfektuar, siç shihet në pamjet e publikuara nga Report Tv.

Më pas, me maska e doreza vënë, janë futr në sallë ku janë ulur me një distancë prej 1.5 m larg nëjri-tjetrit.

Seanca e sotme plenare do të zgjasë vetëm 2 orë, ku do të diskutohen 24 nisma ligjore. Pritet që në seancën e sotme të miratohen disa ndyshime në Kodin Penal, me qëllimin që të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Po kështu, do të ketë diskutime edhe për zgjatjen e afatit të hetimit nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe për dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Më pas, me maska e doreza vënë, janë futr në sallë ku janë ulur me një distancë prej 1.5 m larg nëjri-tjetrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP